Flash

Shehaj për gazin e hedhur në protestë: Veprim kriminal

Lapsi.al 13 April 2019
Shehaj për gazin e hedhur në protestë: Veprim kriminal

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj, e ka konsideruar gazin lotsjellës të hedhur në protestë nga policia një veprim kriminal. Sipas tij, në protestë nuk ka patur asnjë rrezik ndaj forcave të rendit.

“Përdorimi i gazit pa asnjë kriter, pa asnjë kufizim dhe në mënyrë të dhunshme nga policia është veprim kriminal. Në protestë nuk ka pasur asnjë rrezik ndaj forcave të rendit, asnjë rrezik ndaj cënimit të godinave dhe pronave të tjera. Ndaj përdorimi i gazit është veprim i papërgjegjshëm kriminal. Gazi helmues është kthyer në të vetmen gjuhë që njeh kjo qeveri antipopullore dhe antikombëtare. Por fundi i “Ali Kimikëve” dihet se kush është.”-shkruan Shehaj.

Të këshilluara

20 protestues shoqërohen nga policia (Video)

Pas përfundimit të protestës së 9 të opozitës, policia ka shoqëruar 20 qytetarë protestues. Burime nga PD bëjnë të ditur se përfaqësues të kësaj partie po sh...

23:08

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI