Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet me bindje të plotë se nuk do të ketë zgjedhje lokale pa opozitën me 30 qershor. I ftuar në studion e “News 24”, Paloka bëri një deklaratë të fortë, ku tha se nëse kjo do të ndodhë (të mbahen zgjedhje pa opozitën”, atëherë ai do të largohet përfundimisht nga skena politike.
“PD është rritur në sondazhe në pak kohë me 10 pikë. Ne po ecim si opozitë dhe rruga jonë është pa kthim. Vendimi politike nuk ka më ekstrem. Do të ecim me këtë formë dhe me revolta me çdo mjet deri sa ta detyrojmë Ramën të realizojë zgjedhje të ndershme. Ne nuk do të lejojmë këtë. Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dalë nga politika dhe këtë po e them këtu”, - tha Paloka. ©LAPSI.al