Flash

Hetimet/ Në grupin e Muratajt edhe persona të përfshirë në grabitje të mëparshme

Lapsi.al 14 April 2019
Hetimet/ Në grupin e Muratajt edhe persona të përfshirë

Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe pse ka disa prova të rëndësishme në dispozicion që mund të çojnë në identifikimin e grabitësve të disa miliona Eurove ende nuk ka ndonjë të dyshuar. Provat më të rëndësishme janë gjetur në furgonin me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, me të cilin 5 autorët realizuan grabitjen.

Nga ana tjetër kërkimet e policisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat për të arrestuar ndonjë të dyshuar që ka marrë pjesë në grabitjen e rreth 6.5 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

Mësohet se hetuesit pritet t’u rikthehen grabitjeve të mëparshme që janë realizuar nga grupi i Admir Muratajt, që mbeti i vrarë nga shkëmbi i zjarrit me policinë, për të parë nëse ndonjë nga personat që ka marrë pjesë ka lidhje me ngjarjen e së martës. Nga hetimet e mëparshme, organi i akuzës ngriti dyshime se pjesëtarë të kësaj organizate që drejtohej nga 47-vjeçari Murataj ishin rreth 20 persona, por pjesa më e madhe e tyre në atë kohë nuk u identifikuan.

Hetuesit pritet të marrin në pyetje edhe drejtuesit e kompanisë ISTS, për të dhënë sqarime mbi masat e marra për të siguruar perimetrin e brendshëm të aeroportit si dhe procedurën e ndjekur mbi raportimin në polici në kohën kur ndodhi grabitja. Deklarime pritet të japin edhe drejtues të TIA, mbi programin e hartuar për sigurinë e brendshme të aeroportit./tv klan

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI