Flash

DW: Tirana i ngjante një fushe beteje mbrëmjen e së shtunës

Lapsi.al 14 April 2019
DW: Tirana i ngjante një fushe beteje mbrëmjen e së shtunës

4 orë zgjati protesta e 9-të anti-qeveritare e opozitës. Gjatë zhvillimit pati përleshje me policinë, gaz lotsjellës, shashka dhe flakë para Parlamentit. Në fund sheshi para Parlamentit ngjasoi me një shesh trazirash.

Sheshi para Parlamentit në Tiranë i ngjante mbrëmë,(13.04.2019) pas orës 22.00 një sheshi trazirash e beteje. Era e gazit lotsjellës, e djegies së një automjeti, xhamat e thyer të një biznesi, një kioskë e dëmtuar nga vënia e zjarrit , protestues dhe policë të plagosur ishin gjurmët e degjenerimit të protestës së 9-të antiqeveritare të opozitës në akte dhune.

Albanien Tirana - Anti-Regierungsprioteste (DW/A. Ruci)

Pas katër orësh nga fillimi i saj në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” dhe spostimit të saj në sheshin përballë parlamentit, protesta përfundoi mbrëmë, rreth orës 22.00, me një fjalim të kryetarit të PD, Lulzim Basha, adresuar protestuesve, që qëndronin para selisë së kësaj partie me parullat, "Rama ik”. Basha tha në fjalën e tij përmbyllëse se "largimi i Edi Ramës është një kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Rama: "Humbës të pashërueshëm"

Kryeministri Rama reagoi mbrëmë menjëherë pas fjalës së Kryetarit të PD, Basha, në një postim në Twitter ai cilësoi protestën e mbrëmshme "as të denjë po thjesht të turpshme për PD-LSI! Ndërsa drejtuesit e opozitës i karakterizoi si "humbës të pashërueshëm, që po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30 qershor”.

Edi Rama

Opozita kishte paralajmëruar se protesta e mbrëmshme antiqeveritare do të zhvillohej para Kryeministrisë. Mijëra pjesëmarrës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit” kërkuan mbrëmë largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij.

Protestuesit hodhën shashka dhe fishekzjarrë tymues dhe arritën të thyenin kordonin e policisë, që mbronte hyrjen kryesore të Kryeministrisë, nga ana e Bulevardit, por u ndaluan nga policia ende pa tentuar të hapnin derën kryesore hyrëse të Kryeministrisë. Në fjalën e tij, përballë Kryeministrisë, Basha bëri thirrje për "një rotacion të menjëhershëm politik”dhe përsëriti kërkesën kryesore të opozitës në të gjitha protestat e deritanishme për krijimin "e një qeverie kalimtare për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, të lira dhe të ndershme”.

Protesta para Parlamentit - përleshje me policinë dhe gaz lotsjellës

Tensionet, aktet e dhunës dhe përleshja me policinë u bënë mbizotëruese kur protestuesit iu përgjigjën thirrjes së kryetarit të PD, për të spostuar protestën nga kryeministria tek Parlamenti, ndryshe nga paralajmërimi se ajo do të zhvillohej vetëm në Bulevard dhe para Kryemnistrisë. Protestuesit thyen kordonin e policisë; hodhën shashka, fishekzjarrë tymyes, bomba Molotov dhe tentuan disa herë të avancojnë drejt Parlamentit, tentativë që solli përleshje me policinë. Për të zmbrapsur protestuesit, policia përdori gaz lot sjellës dhe ujë me presion.

Albanien, Tirana, Proteste der Opposition gegen die Regierung (DW/A. Ruci)

Të shtunën një automjeti të parkuar pranë parlamentit iu vu flaka, u thyen xhamat e një biznesi dhe u shkaktuan flakë në një kioskë pranë Parlamentit. PD tha se flakën ia ka vënë policia.

Ndërkohë burime zyrtare nga policia bënë mbrëmë me dije se 5 policë janë plagosur dhe ndodhen në spital, ndërsa PD tha se janë plagosur 15 protestues. Thirrjet e Presidentit Meta për protestë paqësore dhe shmangie të konfrontimeve si edhe ato të policisë nuk patën rezultat. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përmes një postimi në Twitter e quajti plagosjen e policëve ”një turp dhe shkelje të madhe të ligjit dhe bëri me dije se "autorët do të mbajnë përgjegjësi”.

Protesta e 9-të antiqeveritare e opozitës u mbyll pa lajmëruar se kur do të jetë protesta e 10-të. Më parë Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit, Metthew Palmer dhe ambasadorja gjermane në Tiranë i bënë thirrje opozitës të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, "si mundësia më e mirë për t'u riangazhuar në procesin politik.”. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz u bëri thirrje ditët e fundit "të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI