Zv.ndihmës sekretari i shtetit, Matteë Palmer zhvilloi një takim mbi një orë me Lulzim Bashën në selinë blu. Në përfundim të takimit, nk pati asnjë deklaratë për mediat.
Megjithatë, mesazhi i SHBA-ve u transmetua qartë më parë nga Palmer në një takim me gazetarët.
Në këtë takim, Palmer u shpreh se qeveria shqiptare ishte legjitime dhe se të gjtiha partitë politike duhet të hynin në zgjedhejt e 30 qershorit. Mendohet që këtë mesazh ia ka përcjellë edhe kryedemokratit Basha, ndonëse u shpreh se nuk ka ardhur këtu me ndonjë skenar për zgjidhjen e krizës.
“Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet” - tha Palmer në takimin me gazetarët.
Një ditë më parë Palmer u takua me kryeministrin Rama, ndërsa pas kryedemokratit Basha do të takohet edhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin dhe Kreun e Shtetit, Ilir Metën.
