Flash

613 kokainë fshehur në banane, Arbër Çekaj kërkon azil në Gjermani

Lapsi.al 9 April 2019
613 kokainë fshehur në banane, Arbër Çekaj kërkon

Arbër Çekaj ka kërkuar azil në Gjermani. Kërkesa e Arbër Çekajt po shqyrtohet nga Gjykata e Essen.

Lajmi u bë publik nga News 24.

Ai dyshohet si i përfshirë në trafikun e 613 kg kokainë, sasi kjo e cila u kap në Maminas. Sasia e lëndës narkotike e fshehur mes bananeve u zbulua me 27 shkurt 2018, ndërsa Çekaj është pronar i kompanisë që porositi kontenierët e bananeve.

PRONARI I BANANEVE

Arbër Çekaj rezultonte të ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej sasia rekord e kokainës dhe që në atë moment Policia bëri shpalljen në kërkim ndërkombëtar, pasi kishte dyshime se ai ndodhej në Gjermani. Sipas Policisë, Çekaj, i cili kishte porositur kontenierin me 20 ton banane nga Kolumbia, duket se kishte porositur edhe 613 kg kokainë.

Ai është aksioneri i vetëm i kompanisë “Arbri Garden”, siç del nga kërkimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Nga një kërkim në internet, rezulton se firma “Arbri Garden” ka marrë 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut që prej vitit 2012. Për sasinë rekord të kokainës, më 28 shkurt u arrestua Armando Pezaku, që drejtonte kamionin me targë DR 3819 dhe Donaldo Lushaj, që ndodhej si pasagjer, i cili kishte detyrën e menaxherit dhe do merrte në dorëzim mallin e mbërritur nga Kolumbia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI