Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, autobusi përplaset me disa makina

Lapsi.al 9 April 2019
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, autobusi

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas, ku një autobus i linjës Elbasan-Korçë është përplasur me një autoveturë. Nga informacionet paraprake të bëra të ditura nga Policia e qytetit të Librazhdit, në aksident janë përfshirë edhe dy makina të tjera.

Në vendngjarje janë dërguar dy autoambulanca për t'u ardhur në ndihmë pasagjerëve të lënduar. Sakaq, ende nuk disponohen informacione lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Shkak për aksidentit mendohet të jetë bërë moti i keq me reshje të dendura shiu. Gjithashtu, nga të dhënat e deritanishme, njëri prej drejtuesve ka humbur nga shpejtësia kontrollin e automjetit, duke sjellë për rrjedhojë edhe përplasjen.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI