Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Bregu i Lumit/ Tabaku: Policia dhunë barbare banorëve

Lapsi.al 9 April 2019
Bregu i Lumit/ Tabaku: Policia dhunë barbare banorëve

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku deklaroi nga Bregu i Lumit se policia ka dhunuar e tërhequr zvarrë banorët që kërkojnë të drejtën e tyre.

Duke e cilësuar barbare sjelljen e tyre, ish-deputetja i kërkoi Avokatit të Popullit por edhe ambasadorëve të akredituar në vendin tonë të jenë të pranishëm për të parë se si shkelen të drejtat e shqiptarëve.

“Dhunë e paprecedent, ky shtet që ka kriminalizuar çdo strukturë të tij, s’ka sjellë kaq polici as për kriminelët më të rrezikshëm, ndërkohë që sot këtu për gratë e fëmijët ka sjellë kaq shumë policë. Unë jam pa fjalë, janë dhunuar e janë rrahur zonjat. Fëmijët janë zgjuar nga gjumi e nuk janë lejuar të shkojnë në shkolla. Ata po dridhen nga i ftohti sepse janë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë e tyre. Nuk duan asgjë më shumë, vetëm trajtim të barabartë si mbi 200 familje të tjetra që janë prekur nga ku projekt”,- tha Tabaku ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI