Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

(VIDEO) Shihni si policët pengojnë gazetarët të raportojnë dhe i kërcënojnë me arrestim

Lapsi.al 9 April 2019
(VIDEO) Shihni si policët pengojnë gazetarët të

Policia, përpos nxjerrjes me dhunë të banorëve të Bregut të Lumit nga shtëpitë e tyre, ka filluar të pengojë edhe gazetarët të bëjnë punën e tyre, pra të raportojnë për situatën anormale pranë banesave.

Gazetarja Dorjana Bezat, tha për 'Neës 24' se në momentin që tentoi të raportojë ‘live’ është penguar nga këta dy efektivë të cilët nuk e kanë lejuar të kryejë lidhjen direkte, duke i dalë para kameras së operatorit. Në debat, efektivët e policisë i kanë thënë gazetares Bezat se do të shoqërohej bashkë me operatorin nëse nuk largohej.

Gjithcka sipas efektivëve bëhet për efekt sigurie, edhe pse sic duket nga pamjet vetë punonjësit e policisë për ‘efekt sigurie’ nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për veten e tyre. Gazetarja Bezat tha ndërkohë se nuk lejohet të kalojnë vetëm mediat, ndërsa për kalimtarë të rastit, civilë rruga është e hapur. Grupit të xhirimit në vendin e ngjarjes iu desh të zhvendoset për të raportuar mbi situatën nga një tjetër pikë e Bulevardit.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI