Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Zyrtari amerikan Matthew Palmer në takimin me gazetarët: Zgjedhjet lokale pa opozitën do të ishin fatkeqësi

Lapsi.al 9 April 2019
Zyrtari amerikan Matthew Palmer në takimin me gazetarët: Zgjedhjet

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, ka zhvilluar sot një takim me gazetarët, me të cilët ka trajtuar dhe ndarë komentet e tij mbi çështje të ndryshme, që variojnë që nga influenca ruse në rajon në nivelin makro të diskutimit, e deri tek zgjidhja e krizës politike, duke kontekstualizuar edhe vizitën e tij në Shqipëri.

Palmer refuzoi të marrë përsipër përgjegjësinë e një negociatori mes dy palëve politike në konflikt, duke nënvizuar se do të ishte një fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në zgjedhje vendore të 30 qershorit. “Nuk jam në Shqipëri për të negociuar zgjidhjen e krizës politike. Inkurajoj të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit.”- u shpreh Palmer lidhur me krizën politike të vendit.

Zyrtari amerikan foli edhe lidhur me çështjen e lobimit të Partisë Demokratike, ku u implikua figura e Kathleen Ann Kalavec, të nominuarës së Presidentit Donald Trump në cilësinë e ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri, kandidaturë që u hodh poshtë më pas nga senati. “Çështja Kalavec është nën hetim, nuk mund të jap detaje, shpresoj që së shpejti të kemi një emër.”- tha shkurtimisht Palmer.

Përsa i përket temës së influencës ruse në rajon, Palmer tha se përkundër SHBA-ve që kërkojnë parimet bazike të demokracisë, siç janë transpareca dhe bashkëpunimi mes vendeve, Rusia kërkon kaos për të destabilizuar rajonin. Në fund të diskutimit, Palmer foli për marrëdhenien e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës, duke shprehur mospajtim rreth një marrëveshjeje të mundshme në sajë të korrigjimit të kufijve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI