Flash

Tjetër "rrjedhje" nga opozita, dy kandidatë kërkojnë mandatin

Lapsi.al 9 April 2019
Tjetër "rrjedhje" nga opozita, dy kandidatë

Një tjetër kandidat nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës është paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Bëhet fjalë për Andi Përmetin, i cili gjatë zgjedhjeve për strukturat e PD-së u rreshtua në mesin e kundërshtarëve dhe të kritikëve të kreut  Lulzim Basha.

Përmeti pritet të marrë mandatin e deputetit dhe të bëhet zyrtarisht pjesë e grupit të deputetëve rishtarë, të etiketuar si “opozita e re”.

Nga ana tjetër, edhe në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, një tjetër kandidat ka shkelur vendimin politik të kryesisë. Eugen Bojaxhiu, kandidati që ka garuar në zgjedhjet e shkuara qendrore për qarkun e Beratit, pritet t’i bashkohet Kuvendit, duke e çuar numrin e deputetëve në 104.

Të këshilluara

Gent Cakaj heq 350 pasaporta diplomatike

Në kundërshtim me ligjin, 350 persona përdorin pasaporta diplomatike, sipas ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Krahasuar me vendet e tjer...

13:54

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI