Flash

I quajti shqiptarët terroristë dhe gjakpirës, Hajradinaj shkarkon menjëherë ministrin

Lapsi.al 9 April 2019
I quajti shqiptarët terroristë dhe gjakpirës, Hajradinaj shkarkon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Administratës Publike, Ivan Teodosijeviq, pasi ky i fundit ka përdorur fjalë fyese ndaj shqiptarëve dhe ka mohuar historinë e dhimbshme të Masakrës së Reçakut, ku u vranë barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. “Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi.”- ka shkruar Hajradinaj në një postimin më të fundit në llogarinë e tij personale në “Facebook”.

 

Shkarkimi i ministrit të MAPL-së nga kabineti qeveritar të Kosovës, Teodosijevic, pason pezullimin nga detyra të ish-Zëvëndësministres së Drejtësisë, Vesna Mikic, që në datën përkujtimore të 20- vjetorit të bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi, bëri një deklaratë ku fajësonte organizatën transatlantike për kryerjen e një genocidi mbi popullsinë serbe. “Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi...Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor të NATO-s”, është shprehur Teodosijevic në Zveçan.

Të këshilluara

Gent Cakaj heq 350 pasaporta diplomatike

Në kundërshtim me ligjin, 350 persona përdorin pasaporta diplomatike, sipas ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Krahasuar me vendet e tjer...

13:54

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI