Flash

“Kadrinj e gjobaxhinj”, Rakipi kundër padit Ramën për cënim imazhi

Lapsi.al 9 April 2019
“Kadrinj e gjobaxhinj”, Rakipi kundër padit Ramën për

Fyerjet e kryeministrit ndaj analistëve e gazetarëve në vend, si ‘kadrinj’ e ‘gjobaxhi’  do të kenë një tjetër përballje. Kësaj radhe, përballja me gazetarët nuk do të jetë vetëm në distancë apo studiot e emisioneve, por edhe në gjykatë.

Pas kryeministrit, është gazetari Ylli Rakipi, i emisionit “Të paekspozuarit” që ka ngritur një kundër padi ndaj kreut të qeverisë, për cënim të imazhit. Në një prononcim për mediat, pas dorëzimit të padisë, Gazetari Rakipi akuzoi kryeministrin Rama si një diktator që fyen e shan gazetarët.

“Kam bërë kundër-padi ndaj kryeministrit Rama. Rama fyen gazetarët pa reshtur. E keni dëgjuar fjalorin e tij. Rama është gojështhurur. Rama ka bërë përpjekje që unë të mbyll emisionin. Rama është diktator i tipit të ri, i tipit të Putinit, të Erdoganit, nuk ka asnjë ndryshim me ta, ka blerë mediat. Media ka problemet e veta, por nuk është Rama ai që mund të flasë për mediat, aq më pak t’i fyejë”, tha Rakipi.

Edhe kryeministri Rama e ka paditur gazetarin Rakipi, më herët për të njëjtën akuzë, atë të cënimit të imazhit.

Të këshilluara

Gent Cakaj heq 350 pasaporta diplomatike

Në kundërshtim me ligjin, 350 persona përdorin pasaporta diplomatike, sipas ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Krahasuar me vendet e tjer...

13:54

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI