2 milionë euro raportohet se janë grabitur sot rreth orës 15:30 nga persona ende të paidentifikuar në Rinas. Ndryshe nga sa u raportua fillimisht, grabitja ka ndodhur brenda aeroportit të Rinasit e jo në rrugë.
Postoblloqe policie janë ngritur përreth gjithë hyrjeve dhe daljeve të kryeqytetit. Një nga grabitësit ka mbetur i vrarë por nuk dihet ende identiteti.