Flash

U qëllua me plumba në drejtim të makinës së tij, zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit

Lapsi.al 25 February 2019
U qëllua me plumba në drejtim të makinës së tij,

Zbardhet dëshmia e 29 vjeçarit i cili dyshohet se ka qenë objektiv i të shtënave me armë drejt makinës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen nr. 4 të Korçës.

Mateo Aliko ka pohuar në polici se ka qene në banesë në momentin kur ka dëgjuar të shtënat.

"Sapo jam futur në banesë kur kam dëgjuar të shtënat me armë dhe kam dal jashtë. Kam parë automjetin e babait tim që ishte dëmtuar me plumba.

Nuk e di kush e ka bërë. Kam pasur konflikte me disa persona me herët. Dyshoj se ngjarja ka lidhje me grabitjen që kam kryer vite me parë."

Aliko i ka kërkuar policisë zbardhjen e autorëve pasi i kërcënohet jeta e tij dhe e familjes

"Kërkoj të zbardhen emrat e personave që kanë qëlluar drejt makinës së babait. Ndihem i kërcënuar për jetën time dhe familjen time. “

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI