Flash

Nuk pranoi të digjte mandatin, Murrizi shkarkohet si kryetar i PD në Lushnje

Lapsi.al 25 February 2019
Nuk pranoi të digjte mandatin, Murrizi shkarkohet si kryetar i PD në

Një sërë masash po merren ndaj deputetit Myslim Murrizi prej Partisë Demokratike, për shkak se nuk pranoi të digjte mandatin e tij si deputet.

Të dërguarit e PD në Lushnje i kanë komunikuar degës lokale shkarkimin e Myslim Murrizit si kryetar. Në mbledhjen e strukturave të PD në Lushnje, dje në mesdite ishin të pranishëm deputeti i qarkut Enkelejd Alibeaj dhe sekretari organizativ i PD, Sait Dollapi.

Në mbledhje nuk kanë munguar debatet për mënyrë se si do të riorganizohet tashmë kjo degë e PD pas shkarkimit të Murrizit. Gjatë një prononcimi për median pas mbledhjes Alibeaj u shpreh se dega e PD në Lushnje dhe në Divjakë do të drejtohet në mënyrë kolegjiale nga anëtarët e kryesisë.

Myslim Murrizi është deputet i Kuvendit, por nuk përfaqëson në të, Partinë Demokratike pas shkarkimit prej saj.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI