Flash

Media serbe: Mafia shqiptare ka nën kontroll tregun e kokainës në Britani

Lapsi.al 25 February 2019
Media serbe: Mafia shqiptare ka nën kontroll tregun e kokainës në

Media britanike “The Mirror”  publikoi një ditë më parë një artikull mbi mafien shqiptare, ndërsa këtë të hënë ky material ka gjetur pasqyrim edhe në mediat serbe.

Bëhet fjalë për të përditshmen “Kurir”, e cila shkruan se shqiptarët kanë marrë “frenat” e tregut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

“Mafia shqiptare mori kontrollin e tregut të kokainës në Britani të Madhe, që llogaritet në pesë miliardë paund. Kjo mafie është rritur ngadalë në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një numër i madh i shqiptarëve u zhvendos në Britani, pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1990”, shkruan “Kurir” duke cituar burimin e lajmit.

Teksa citon burime të “The Mirror”, media serbe nënvizon se mafia shqiptare ka futur nën kontroll të plotë tregun e kokainës dhe vlera e përfitimeve arrin në 5 miliardë paund.

Ajo që ka alarmuar autoritetet angleze lidhet me faktin se çmimi i drogës është ulur dhe kjo rrit shanset për një përdorim edhe më të lartë në shoqëri.

Sipas mediave angleze, mafia shqiptare ka zaptuar tregun e drogës pasi kontaktojnë direkt me kartelet në Amerikën e Jugut duke siguruar “mall” cilësor dhe me çmim të arsyeshëm. Ndërkohë, bazuar tek raportet shëndetësore, mediat angleze kanë theksuar se përdorimi i drogës ka shkaktuar probleme të rëndë sociale dhe sëmundje, kryesisht në sistemin nervor dhe në zemër.

Moshat e reja janë “target grupi” që kanë rënë pre e konsumit të kokainës dhe kjo faktohet nga numri i lartë i vizitave, që kryhen çdo ditë në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI