Flash

Zbulohet ADN-ja/ Vrasës me pagesë për ekzekutimin e ish-policit Arben Bilali

Lapsi.al 24 February 2019
Zbulohet ADN-ja/ Vrasës me pagesë për ekzekutimin e ish-policit

Thuajse një muaj më parë, një ekzekutim tronditi kryeqytetin. Ish-polici Arben Bilali u vra shumë pranë banesës së tij në Tiranë. Por një muaj më pas, duket se policia ka në dorë prova tejet të rëndësishme.

Burime bëjnë me dije për Vizion Plus se nga provat që u gjetën në automjetin e vrasësve, janë përfituar profilet e ADN-së dhe gjurmë gishtash të autorëve. Ata dyshohet se janë vrasës me pagesë. Për zbardhjen e ekzekutimit mafioz mësohet gjithashtu se disa persona janë vënë në përgjim.

Të frikësuar nga prezenca e policisë në rrugët lidhëse me zonën e Selitës ku ndodhi ekzekutimi, autorët braktisën automjetin Mercedes Benz. Mjeti me targa të vjedhura u braktis në një kodër në Mjull Bathore.

Ndonëse e kishin spërkatur mjetin me benzinë, vrasësit nuk e dogjën për shkak se tymi do lokalizonte vendndodhjen e tyre. Hetimet për vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali janë fokusuar në pistën e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së viktimës. Atij i janë ekzekutuar edhe 2 vëllezërit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI