Flash

Reagon Gjika: Dikush në prokurori ka vënë bast për të më çuar në burg

Lapsi.al 24 February 2019
Reagon Gjika: Dikush në prokurori ka vënë bast për të

Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka reaguar një ditë pas lajmit të dhënë nga prokuroria për dërgimin e tij në gjyq për shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e parkimeve.

“Hetimi vazhdon, nuk është mbyllur ende, dhe unë personalisht, jam i interesuari i parë që kjo çështje të zbardhet drejt! Nuk më shqetëson fare nxitimi i organit të akuzës, për të nxjerrë konkluzione pa u mbyllur afati i hetimit, nuk e kanë për herë të parë që e bëjnë me mua këtë veprim!”, - ka deklaruar Gjika.

Prokuroria e Vlorës ka njoftuar se Gjika bashkë me 7 punonjës të tjerë akuzohen se kanë shkelur ligjin gjatë dhënies me koncesion për parkimet me pagesë në 24 rrugë të qytetit. Por ish-kryebashkiaku Gjika mendon se prokuroria është duke bërë një lojë me akuzat ndaj tij.

“Të them se “dikush” nga prokuroria ka vënë bast që të më dënojë se s’bën, nuk e them dot, sepse për fat të mirë, bastet janë hequr nga Shqipëria! Të them që “dikush” nga prokuroria kërkon të bëjë karriere apo “të kalojë” vetingun me mua, as këtë nuk e them dot, sepse jo shumë kohë më parë, dy “madhorë” nga këta “ dikushet” ngecën paq në rrjetën e vetingut me këtë metode! Të them që “dikush” kërkon ta përdorë këtë çështje si kalë beteje në fushatën e pritshme elektorale, as këtë nuk e them dot, sepse është e sigurt që kjo do ti kthehet në boomerang! E vetmja gjë që më ngelet të them: E drejta e ka rrugën e gjatë....por vjen”, - është shprehur ish-kryebashkiaku i Vlorës.

Sipas kontratës, nga 2015, për 15 vitet e ardhshme qytetarët duhet të paguanin 50 lekë për çdo orë parkimi, ndërsa bashkia do të merrte 10 milionë lekë për çdo vit nga kompania private.

Dhënia me koncension e parkimeve për një firmë që kishte adresën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u miratua me unanimitet nga Këshilli Bashkiak, por i menjëhershëm ishte reagimi i qytetarëve, të cilët kundërshtuan hapur bllokimin e automjeteve, duke sjellë tërheqjen e kompanisë, e cila ka paditur Bashkinë e Vlorës në Gjykatën e Arbitrazhit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI