Pas dorëzimit të mandati, ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha nuk do të ketë më mbrojtje nga Garda e Republikës. Mediat raportojnë se punonjësve të Gardës u është komunikuar pas protestës së 16 shkurtit se do të rikthehen në funksionet e tyre brenda Gardës ku do të marrin detyra të tjera.
Sipas të njëjtave burime, badigardët kanë dhënë dorëheqjen nga Garda e Republikës dhe kanë dorëzuar armët e shërbimit duke mbetur në pritje të miratimit të kërkesës së tyre. Gjithsei në protestën e 21 shkurtit ata e kanë shoqëruar sërish privatisht ish-kryeministrin, por të paarmatosur.
Sipas ligjit, ish-presidenti dhe ish-kryeministri ruhen nga Garda e Republikës për aq vite pas lënies së detyrës sa kanë qëndruar në detyrë. ©LAPSI.al