Flash

Kryemadhi: Djegia e mandateve tona është shenjë e fundit të tranzicionit

Lapsi.al 21 February 2019
Kryemadhi: Djegia e mandateve tona është shenjë e fundit të

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh ditën e sotme në protestë se mandatet e opozitës nuk janë më fasadë e narkoshtetit, por të shqiptarëve. Ajo deklaroi se nuk më kthim pas.

“Motra dhe vëllezër, të dashur vëllezërit tanë policë që sot i kanë vendosur përballë prindërve të tyre e motrave të tyre. Ata policë që rrogat e tyre janë vetëm 300 mijë lekë të vjetra sa kushton një kollare e Edi Ramës nuk mund të jenë ushtruesit e dhunës. Ata policë që janë njësoj si gjithë shqiptarët, që paguajnë faturën e energjisë si ju më shtrenjtë se ndonjëherë. Ata policë njësoj si ju kanë hedhur letra për legalizimet e shtëpive të tyre dhe Edi Rama përdor uniformën për t’i kërcënuar.

 Motra dhe vëllezër sot mandatet tona nuk janë mandate të narkoshtetit, nuk janë më fasadë e narkoshtetit. Sot mandatet tona janë të shqiptarëve pavarësisht bindjeve. Sot mandatet tona janë për t’u kthyer edhe njëherë në 1990 për të thirrur ‘liri demokraci’”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi tha se mandatet do të digjen që të mos guxojë njeri të vijë në pushtet me paratë e drogës. Kryemadhi u shpreh se Rama është fshehur si miu.

“Mandatet tona sot nuk janë fasadë, por janë mandatet tona janë mandatet e naftëtarëve dhe të studentëve që në mënyrën më të bukur i nxorën bojën Edi Ramës. Nëse në çdo vend të Europës një kryeministër apo një deputet do faktohej se votat e tyre janë blerë me paratë 3 drogës të jeni të bindur se jo vetëm do ishin në burg, por do kishin djegur çdo cep të narkoshtetit. Djegia e mandatave tona nuk ka të bëjë me pozicionet politike, por me fundin e tranzicionit. Mandatet tona digjen që të mos vijë më njeri në pushtet me paratë e krimit. Nuk ka më kthim pas pasi do na mallkojnë fëmijët tanë. Rama ka ikur sepse po të ishte i fortë ai sot do ishte në atë sallë. Nuk do ikte si Arabati që nuk rri në një vend. Fshihet si miu mes vrimave të krimit dhe të drogës”- tha Kryemadhi.

Të këshilluara

Rama takim me Ruçin në Kryesinë e Kuvendit

Pas nisjes së protestës së opozitës para parlamentit me kërkesën për qeveri tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme, kryeministri Edi ...

11:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI