Flash

Protesta/ Kryemadhi në zyrë, Basha nuk ka mbërritur ende në selinë e PD-së

Lapsi.al 21 February 2019
Protesta/ Kryemadhi në zyrë, Basha nuk ka mbërritur ende në

Opozita ka thirrur sot qytetarët në një protestë kundër qeverisë, e dyta brenda pak ditësh. Protesta do të mbahet para parlamentit, ku që në orët e para janë vendosur një numër i madh efektivësh policie.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mbërritur në zyrë në selinë e LSI-së që në orën 08:30.

 Por nga ana tjetër mësohet se kryetari i PD Lulzim Basha nuk ka shkuar ende në seli ku janë mbledhur një numër i madh mbështetësish. Pritet që ai të mbërrijë fillimisht në seli dhe më pas të niset bashkë me qytetarët për të protestuar para parlamentit.

Ajo që mbetet enigmë është vendndodhja e kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga protesta e shkuar, kur dihej se kreu i qeverisë do ishte në Vlorë, sot nuk ka asnjë njoftim se ku do të jetë.

Dje kryeparlamentari Gramoz Ruci, njoftoi anulimin e seancës plenare që do të niste sot në orën 10:00 duke renditur dhe arsyet e këtij vendimi.

“Duke ndjekur qëllimin më të lartë të ruajtjes së integritetit të Kuvendit të Shqipërisë, të deputetëve dhe të sallës së Kuvendit. Ftoj kolegët deputetë, anëtarë të të gjithë grupeve parlamentare, të mirëkuptojnë vendimin tim për të mos zhvilluar seancën plenare të ditës së enjte, datë 21 shkurt”, u shpreh Ruçi dje.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI