Opozita ka paralajmëruar një protestë masive ditën e nesërme përballë Kuvendit, e cila pritet të fillojë rreth orës 10. Në pritje të protestës, policia dhe Garda kanë marrë masa ditën e sotme për mbarëvajtjen e saj.
Një ndër masat e mara është edhe vendosja e telave me gjemba pranë ambienteve të Kuvendit. Kjo masë është marrë me qëllimin për të penguar protestuesit në rast se do të ketë tentativa për të thyer kordonin e policisë, siç ndodhi edhe në protestën e së 16 shkurtit.
Ndërkohë Policia e Shtetit bëri me dije se gjatë protestës së ditës së enjte, ka të dhëna për nxitje dhune dhe organizime me natyrë kriminale.
“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”, - thuhet në reagim.
Protesta opozitës/ Parlamenti rrethohet me tela me gjemba on Vidnews.