Flash

Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje qytetarëve të vet: Mund të ketë dhunë, shmangni protestën

Lapsi.al 20 February 2019
Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje qytetarëve të vet: Mund

Si para çdo proteste, ambasada amerikane në Tiranë lëshon një njoftim për qytetarët e saj që të jenë të kujdesshëm dhe të qëndrojnë larg turmave.

Sipas deklaratës, pikat ku do të ketë grumbullime të njerëzve janë zona e Zogut të Zi, zona e Qytetit Studenti.

Stadiumi "Selman Stërmasi" dhe Rruga "George W. Bush", para Parlamentit Shqiptar, ku edhe është parashikuar zhvillimi i protestës.

"Grupi ka për qëllim të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur dhe është e mundur që demonstruesit të marshojnë në vende të reja gjatë protestës së tyre. Potenciali për dhunë ekziston. Një demonstrim i ngjashëm më 16 shkurt 2019, u bë i dhunshëm dhe rezultoi me plagosje të shumta për demonstruesit dhe policinë", thuhet në deklaratë.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së u kërkon qytetarëve amerikanë që të shmangin protestën.

Gjithashtu, thuhet se më 21 shkurt 2019, nga ora 8:30 deri në orën 10:45, hyrja dhe dalja nga Ambasada e SHBA do të kufizohet, ndërsa shërbimet konsullore rutinore të planifikuara për mëngjesin janë anuluar.

"Operacionet konsullore të pasdites janë planifikuar të rifillojnë si normale", thuhet më tej.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI