Flash

Policia e Shtetit: Protestuesit e opozitës nesër do tentojnë të futen me forcë në Kuvend

Lapsi.al 20 February 2019
Policia e Shtetit: Protestuesit e opozitës nesër do tentojnë

Policia e Shtetit bën me dije se gjatë protestës së ditës së enjte, e paralajmëruar nga policia, ka të dhëna sipas saj, për nxitje dhune dhe organizime me natyrë kriminale.

"Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë",thuhet në reagim.

Në deklaratë, policia u bën thirrje organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues.

Po ashtu Policia e Shtetit u bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht.

"Policia e Shtetit e siguron opinionin publik, se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t'i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune. Po ashtu, janë marrë të gjitha masat për identifikimin dhe skedimin e çdo individi që do të evidentohet si shkelës i ligjit, si edhe për ndalimin e për nxjerrjen e çdo shkelësi përpara drejtësisë", thuhet në reagim.

Policia thotë se do të bllokohen disa akse rrugore ku do të zhvillohet protesta, ndërsa do të zhvillohen kontrolle përgjatë akseve rrugore kombëtare.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI