Flash

Itali/ I dhurojnë tortë me imazhe parash dhe droge, shqiptarit i hapen probleme

Lapsi.al 20 February 2019
Itali/ I dhurojnë tortë me imazhe parash dhe droge, shqiptarit i hapen

Një tortë e dekoruar në një formë jo tepër të pëlqyeshme për sytë e policëve, i ka bërë përshtypje skuadrës së lëvizshme të Teramos. Dekorimi i tortës nxiste përdorimin e kokainës, ndërsa nuk mungonte një urim në gjuhën shqipe për personin që kishte ditëlindjen.

“Edhe 100 Biphe”, shkruhej në tortën e dekoruar me 500 euroshe, një kartë banke, valixhe dhe pak kokainë.

Policia zbuloi se torta ishte porositur për një shqiptar që ndodhej në arrest shtëpie, tek i cili arritën menjëherë agjentët duke e surprizuar në festën e ditëlindjes pasi në kundërshtim me dispozitat që kishin të bënin me arrestin shtëpiak, ishte në praninë e njerëzve jashtë familjes, fakt për të cilin janë vënë në dijeni institucionet përkatëse.

Të këshilluara

Edhe Donika Prela aplikon për SPAK-un

Shtohen edhe gjashtë kandidatë të rinj për SPAK.  Këtë të mërkurë kanë dorëzuar dosjet, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, prokurori në ...

06:15

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI