Flash

Shkruajnë mesazhe raciste në rrugët e fshatit me minoritar grek

Lapsi.al 20 February 2019
Shkruajnë mesazhe raciste në rrugët e fshatit me minoritar grek

Grafite raciste me mesazhe antishqiptare janë shkruar në një rrugë, jo më larg se 500 metra nga bashkia e fshatit Finiq, në të cilin ka minoritarë grek.

Banorët që kalojnë në rrugë janë ndjerë të shqetësuar dhe ofenduar prej këtyre shënimeve.

Bashkisë i është dërguar edhe një letër ku kërkohet që të merren masat për fshirjen e këtyre mesazheve nga rruga. Lëvizja "Zgjohu Shqiptar" shprehet se këto janë veprime të turpshme e të nxitura nga ndjenjat nacionaliste ekstreme.

Në letrën e dërguar drejt Bashkisë Finiq shkruhet:

Prej disa ditësh në aksin rrugor që lidh fshatin Shijan me Finiqin janë parë të shkruara dhe vizatuara grafite antishqiptare. Jo më larg se 500 metra nga bashkia, në hyrje të fshatit Finiq janë vërejtur këto grafite të shkruar në gjuhën angleze “Fuck Albania”.

Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” dënon ashpër grafitet nxitëse të urrejtjes dhe kërkon nga Bashkia Finiq marrjen e masave të menjëhershme për fshirjen e këtyre mesazheve antishqiptare që nxisin dhunën dhe urrejtjen. Po ashtu edhe nga organet e rendit kërkohet që vandalët të zbulohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë, ndërsa u bën thirrje të gjithe qytetareve në vend që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe mos ta përshkallëzojnë situatën.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë respketues maksimal ndaj të drejtave të pakicave etnike për një bashkjetese në harmoni dhe të paqtë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin mes qytetarëve tanë.

Të këshilluara

Edhe Donika Prela aplikon për SPAK-un

Shtohen edhe gjashtë kandidatë të rinj për SPAK.  Këtë të mërkurë kanë dorëzuar dosjet, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, prokurori në ...

06:15

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI