Flash

Zyrtare/ Ruçi anulon seancën e nesërme të Kuvendit

Lapsi.al 20 February 2019
Zyrtare/ Ruçi anulon seancën e nesërme të Kuvendit

Nesër nuk do të zhvillohet seanca plenare. Vendimin e komunikoi sot kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Sipas tij ky vendim është marrë për t'i krijuar opozitēs hapësirat reflektuese që të rikthehet në Kuvend, por edhe në bazē të informacioneve pēr trazira të mundshme brenda dhe jashtē Kuvendit. Sipas tij, nuk është normale që opozita të kërcënojë parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar atë.

"Ultimatumet nuk janë demokratike. Pushteti nuk merret në tavolinë dhe populli nuk është një turme që vjen në protestë, por është tërësia e qytetarëve që na gjykojnë dhe mandatojnë me votë.  Që opozita të dojë karriget e qeverisë për mua kjo është normale. Për mua është normale që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme duke mos pritur ato normale. Por që opozita të synojë pushtetin në tavolinë dhe për këtë të hedhë në erë rrugët e jetës demokratike, kjo për mua nuk është normale. Si mundet të opozita të  kërcënojë parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar atë? Si mundet opozita të braktisë detyrën dhe të lerë zgjedhësit e saj pa zë në parlament?Si mundet që opozita të zhvillojë debatin në rrugë",tha Ruçi.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI