Flash

Ndërkombëtarët frikë nga skenari maqedonas, i kërkojnë Ramës të anulojë seancën në Kuvend

Lapsi.al 20 February 2019
Ndërkombëtarët frikë nga skenari maqedonas, i

Faktori nderkombetar po shfrytezon cdo hapesire per te shmangur nje skenar te mundshem dhune gjate protestes se opozites diten e enjte.

Ambasadoret e akredituar ne Tirane pergjate diteve te fundit nuk jane mjaftuar vetem me apelin per opoziten qe te shmange aktet e dhunes ne proteste; por kane pasur kerkesa specifike edhe per shumicen qeverisese.

Mesohet se diplomatet I kane kerkuar kryeministrit Rama te anulloje mbledhjen e parlamentit neser, per te shmangur cdo tension apo akt dhune.

Sipas ambasadoreve anullimi I parlamentit do te ulte tensionet e do te ishte nje prej rrugeve per te shmangur skenaret e përplasjes.

Por pavaresisht ketij apeli deri ne keto momente mazhoranca eshte e vendosur te mbledhe parlamentin neser dhe njoftimi bashke me listen e ligjeve per votim eshte publikuar ne faqe.

I vetmi detaj qe bie ne sy eshte se mungon ora e fillimit te séances plenare, edhe pse zakonisht njoftimet perfshijne edhe oren kur fillon kuvendi.

Vete kryeministri Rama foli pak dite me pare se opozita synon te zbatoje skenarin maqedonas.

Ne prill te vitit 2017 parlamenti I vendit fqinj u përfshi nga një dhunë e paprecedentë nga mbështetësit ekstremistë të VMRO – DPMNE.

Dyert e kuvendit u hapën nga deputetët e partisë së ish kryeministrit Nikolla Gruevski e për pasojë turma që ndodhej jashtë, vërshoi në ambientet e brendshme, duke goditur egërsisht deputetët e LSDM si dhe ata shqiptarë.

Ndër persoinat më të lënduar nga dhuna ishte edhe deputeti shqiptar Zijadin Sela./vizionplus

Të këshilluara

Edhe Donika Prela aplikon për SPAK-un

Shtohen edhe gjashtë kandidatë të rinj për SPAK.  Këtë të mërkurë kanë dorëzuar dosjet, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, prokurori në ...

06:15

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI