Flash

Deputetët e opozitës në protestë në një zë: Mandati ynë është i qytetarëve

Lapsi.al 21 February 2019
Deputetët e opozitës në protestë në një zë:

Deputetët e opozitës kanë dalë në protestë të flasin këtë herë si qytetarë të thjeshtë, pa mandatin e deputetit.

Të gjithë deputetët janë shprehur se mandatet e tyre janë të shqiptarëve që sot ndodhen në protestë dhe se ashtu si të gjithë protestuesit edhe ata ndodhen në shesh për të rrëzuar atë që kryetari i PDIU-së e quajti diktatura mavijë e Edi Ramës! Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU: Ai parlament është mbyllur sot pikërisht nga ju shqiptarët që doni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Jam sot këtu për ti thënë dallkaukut të përparimit hapi rrugë shqiptarëve dhe zgjedhjeve të lira, sepse shqiptarët do ta marrin fatin në dorë. Sot ka ardhur dita të ikësh ti sepse ndryshme shqiptarët, demokratët janë të gatshëm siç larguan diktaturën do bëjnë çdo ditë 20 shkurtin për ti sjellë liri shqipërisë. O 99-ç hapi rrugë demokracisë.

 Ervin Salianji, deputet i PD: Ne më datë 16 dëgjuam zërin tuaj, zërin e votuesve, sot mandti jonë i takon qytetarëve, ju takon juve... fitore.

Deputetja e LSI-së Nora Malaj: Ne duam që fëmijët tanë të jetojmë të lirë, i duam atje në parlamentin e shqiptarëve Gent Strazimiri, deputet i PD: Përshëndetje njerëz të lirë, si sot 28 vjet më parë, Gramoz Ruci bëri veprimin e parë si Ministër i telave me gjemba të diktaturës. Sot pas 28 vitesh ai rrethon me tela me gjemba parlamentin sepse ka frikë nga populli. Vëllezër e motra, fëmijët që kanë lindur si sot e 28 vjet, sot janë bërë prindër dhe kanë mundësinë të bëjnë dika. Kejdi Mehmetaj, deputete e LSI: Mandati im është i shqiptarëve, përpara ta bëjmë të lirë Shqipërinë tonë! Valentina Duka: Të dashur shqiptarë, të dashur demokratë, të dashur korçarë të mij! Jemi përpjekur me të gjitha mënyrat t’ju përfaqësonim në parlamentin shqiptar, por ky parlament nuk ishte ai që ju meritoni. Prandaj mandati jonë është i juaji për një Shqipëri më të prosperuar dhe më evropiane. https://www.youtube.com/watch?v=T1n7ggbf58o
 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI