Flash

Protesta LIVE/ Deputetët dorëzojnë me radhë mandatet

Lapsi.al 21 February 2019
Protesta LIVE/ Deputetët dorëzojnë me radhë mandatet

Mijëra qytetarë janë mbledhur para tek Parlamenti duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama në këtë protestë të thirrur nga opozita e bashkuar.

Protestuesve së fundmi iu janë bashkuar liderët e opozitës, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi.

Deputetët po flasin njëri pas tjetrit duke dorëzuar mandatet e tyre publikisht.

https://www.youtube.com/watch?v=T1n7ggbf58o

Ervin Salianji: Më datë 16 dëgjuam zërin e qytetarëve. Sot mandati im, mandati i Ervin Salianjit iu takon juve, fitore!

Nora Malaj: Mandati im për të gjitha gratë dhe vajzat që e duan Shqipërinë e lirë.

Luan Baçi: Mandati im është i juaji. Të gjithë bashkë “Rama ik!”.

Gent Strazimiri: Përshëndetje njerëz të lirë. Si sot 28 vjet më parë Gramoz Ruçi bëri veprimin e parë si ministër i brendshëm i diktaturës. Sot pas 28 vitesh kryetari i parlamentit rrethon me tela me gjemba parlamentin sepse ka frikë nga populli.

Kejdi Mehmetaj: Mandati i deputetes nuk është i imi, mandati është i juaji, është i të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. Ta bëjmë Shqipërinë shtëpine tonë!

Ndryshe nga protesta e 16 shkurtit para kryeministrisë, policia ka forcuar radhët e saj. Janë 7 kordonë policësh para parlamentit. Mësohet se efektivët e FNSH-ve janë vendosur pas tre kordonëve së policisë së rendit dhe 3 kordonëve të forcave Shqiponja. Ndërkohë protestuesit janë mbledhur para parlamentit. Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por tubimi do të mbahet para parlamentit.

1200 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë në oborrin e parlamentit, ndërsa garda do të qëndrojë brenda parlamentit dhe në tarracë. Parlamenti është rrethuar nga telat me gjemba.

Një tjetër detaj është dhe saldimi i derës që lidh selinë e PD-së me parlamentin. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për News 24 se ka masa të forta të policisë në çdo zonë përreth parlamentit. Sipas saj, ka dhe shumë forca të hetimit të krimit, agjentë të antiterrorit dhe efektivë civilë që do të monitorojnë protestën apo persona me rrezikshmëri.

Ditën e djeshme policia e Shtetit deklaroi se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për të mos pasur dhunë. Mëngjesin e sotëm pati reagime edhe nga ambasada amerikane, edhe nga drejtues të lartë të Bashimit Europian, si Federica Mogherini dhe Johhanes Hahn, të cilët kërkojnë një protestë të qetë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI