Flash

3 orë protestë, opozita zyrtarisht pa deputetë në Parlament

Lapsi.al 21 February 2019
3 orë protestë, opozita zyrtarisht pa deputetë në Parlament

Zyrtarisht, deputetët e opozitës kanë djegur mandatet e tyre. Ata, të shoqëruar nga mijëra protestues dorëzuan mandatet e tyre në kryesinë e Kuvendit.

Përpos Myslym Murrizit, Rudina Hajdarit dhe Lefter Kokës, të gjithë deputetët opozitarë u bënë pjesë e vendosjes së këtij precedenti.

Protesta nisi në ora 10 para Kuvendit. Institucioni ishte blinduar nga forcat e policisë dhe rrethuar me tela me gjemba.

Deputetët mbajtën me radhë fjalë mes protestuesve. Mesazhi ishte i njëjtë: "Mandati i kalon qytetarëve." 

Edi Rama vetë ndodhet në kryeministri. Gjatë protestës ai ndodhej në Kryesinë e Kuvendit. Ende pritet një reagim nga mazhoranca qeverisëse.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Rama takim me Ruçin në Kryesinë e Kuvendit

Pas nisjes së protestës së opozitës para parlamentit me kërkesën për qeveri tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme, kryeministri Edi ...

11:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI