Flash

AKEP: Ndërpriten komunikimet elektronike në disa zona të Tiranës

Lapsi.al 21 February 2019
AKEP: Ndërpriten komunikimet elektronike në disa zona të
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar qytetarët se me kërkesë të  Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të mbrojtur sigurinë publike janë udhëzuar operatorët celularë që të ndërprejnë shërbimet e komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës. Kjo ndërprerje do të ndodhë nga ora  11.00 deri në orën 16.00. Njoftimi i AKEP:

"Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton qytetaret se  me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërpreje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019.

 AKEP ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve per nevoja te sigurisë publike.

AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen".

Të këshilluara

Rama takim me Ruçin në Kryesinë e Kuvendit

Pas nisjes së protestës së opozitës para parlamentit me kërkesën për qeveri tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme, kryeministri Edi ...

11:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI