Fatos Lubonja në një intervistë në News 24, tha se kemi në fuqi një regjim autoritarist, që me mendjen e sëmurë të Ramës, ka kapur shumicën e hapësirave dhe pushteteve në vend. Duke analizuar protestën e 16 shkurtit, analisti u shpreh se kishte disa suksese dhe anë pozitive. Demaskimi ndërkombëtarisht i Ramës, ishte një prej arritjeve sipas tij. Lubonja tha se u tërhoq vemendja e botës se dicka nuk shkon këtu, përtej ambasadorëve gjysëm të korruptuar që janë këtu. Populli, tha Lubonja, është tashmë aktori kryesor.
Publicisti u ndal ne vecanti tek banorët e Tiranës që hezitojnë të dalin, dhe shprehu habinë si nuk i bashkuan me studentët, edhe nëse janë skeptikë ndaj politikës. Ai shtoi se nuk beson se tiranasit e duan Edi Ramën. Lubonja deklaroi se nuk është shumë i qartë dhe i bindur për pasojat që do sjellë vendimi për dorëzimin e mandateve. Më e rendësishmja, sipas tij, është krijimi i një kulture të re politike në vend, jo zëvendësimi i dikujt me dikë tjetër.
Lubonja theksoi se Rama është e keqja kryesore, që e solli vendin këtu në këtë krizë. Analisti i njohur nuk i kurseu kritikat për ndërkombëtaret. Si mund të reagojnë për një xham të prishur në kryeministri, dhe nuk thonë asgjë për shtëpi të tëra që po shemben te Astiri me një aferë korruptive, pohoi Lubonja. Opozita duhet të bëjë më tepër, tha Lubonja, për të bindur njerëzit nga afër që ka një plan dhe një projekt serioz. Sipas tij, kaq sa ka ndodhur, nuk është e mjaftueshme për ta rrëzuar Ramën. Lubonja ngriti tonet, kur u shpreh se duhet rrethuar Prokuroria dhe nuk duhen lënë ata të dalin nga zyrat, pa hetuar e vënë drejtësi për aferat e për vjedhjen e votës.