Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Djegia e mandateve, flet Basha: Mbajeni vëmendjen tek ky moment

Lapsi.al 18 February 2019
Djegia e mandateve, flet Basha: Mbajeni vëmendjen tek ky moment

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga selia e partisë që drejton se ky është një moment kyç për historinë e Shqipërisë duke kërkuar edhe vëmendjen e mediave. Sipas tij, Parlamenti është ilegjitim pas publikimit të skandalit të vjedhjes së votave nga Zëri i Amerikës.

Pjesë nga fjala e Bashës për mediat.

Sot ka ndodhur një akt i paprecedentë në historinë e pluralizimit. E gjithë opozita ka marrë një vendim për t'iu bindur urdhrit të qytetarëve që u derdhën në protestën e 16 shkurtit.

Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptarëve. Është kapur nga prokuroria shqiptare dhe është demaskuar nga Zëri i Amerikës si hajduti i zgjedhjeve të 2017-s. Parlamenti nuk është legjitim dhe ky është shkaku i pasojave që mblodhi qytetarët në shtet. Është kolapsi total i sistemit arsimor, është papunësia, varfëria ulur këmbëkryq. Është gjendja e shëndetësisë shqiptare, është ekonomia dhe emigracionit që po zbraz Shqipërinë. Janë këto probleme që kërkojnë zgjidhje. Edi Rama nuk mund t'i japë këto zgjidhje për arsye se qeveria e tij është produkt i krimit dhe oligarkëve.

Pas u kap duke vjedhur 30 mln euro tek Unaza me një kompani që nuk ekziston, nuk shkon askush në burg. Asgjë tjetër nuk e shpjegon se si mund të zhvendoset lumi i Lanës pak më tutej për të mbrojtur pronën e një trafikanti droge me projekt 60 mln euro. Ky është shteti i kapur nga krimi. Ky nuk është shteti që shqiptarët duan dhe meritojnë dhe këtë shqiptarët e treguan me protestën më të madhe me Shqipërinë më të rrudhur demografikisht në 28 vite. Ndaj, mbajeni vëmendjen tek ky moment kyç i historisë tonë, që është një moment bashkimi, vetëdijësimi dhe qëndrese. Do të ketë një të ardhme për shqiptarët. Ne jemi të vendosur t'i prijmë betejës.

Të këshilluara

Djegia e mandateve, Basha mbledh aleatët

Prej orës 15:20 kryetari i PD-së Lulzim Basha po mban një takim me aleatët për të diskutuar vendimin për dorëzimin e mandateve të deputetëve. Pas mbledhjes s...

16:07

Gert ‘Gjenerali’ lë qelinë e burgut

45-vjeçari, Gert Gjinarari i njohur edhe si Gert Gjenerali i dënuari me burgim të përjetshëm, por që gjykata e Korçës e ka liruar me kusht, e ka lënë qelinë, pa...

13:31

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI