Flash

Kërkohej në të gjithë Europën, arrestohet në Itali narkotrafikanti shqiptar

Lapsi.al 15 February 2019
Kërkohej në të gjithë Europën, arrestohet në Itali

Një 21 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Siena, pasi rezulton i shpallur në kërkim nga policia gjermane. I riu me iniciale K.T, konsiderohet si trafikant droge.

Pak ditë më parë, autoritetet gjermane lëshuan një urdhër-arrest evropian kundër tij, sepse konsiderohet përgjegjës për trafikimin e më shumë se 200 kg marihuanë në qytetin e Shtutgardit, në tre episode të ndryshme. Trafikun, i riu shqiptar e ka kryer me bashkatdhetarë të tjerë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se i riu K.T, ishte pjesë e një organizate me shqiptarë, të përkushtuar për trafikun e drogës në drejtim të Gjermanisë me anë të makinave të modifikuara.

Pas arrestimit të tij ai u transferua në burg në Firence, në dispozicion të Gjykatës së Apelit për të kryer procedurat përkatëse të ekstradimit në drejtim të Gjermaninë. Ai rrezikon dënim deri në 15 vite burg.

Të këshilluara

Misteri i Air Albania, flet Edi Rama nga Vlora

Nga një takim me studentët në Vlorë, Edi Rama hodhi poshtë zërat për falimentimin e linjës së parë ajrore shqiptare, “Air Albania”. Ndërsa aludohet “Lasgushi” ë...

16:14

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI