“Air Albania” as nuk ka humbur, as nuk është zhdukur, thjeshtë ka nevojë për kohë.Gjatë një takimi me studentët, Kryeministri Rama ka folur edhe për linjën ajrore shqiptare duke hedhur poshtë zërat për falimentimin e saj. “Air Albania” ka qenë në fazën e testimeve.
Lexo më tej:
Air Albania/ Propaganda mashtruese e Edi Ramës
Avioni iu kthye Turqise/ Media zviceriane shtron pyetjen: A dështoi Air Albania?
“Të gjitha projektet kanë nevojë për kohë. Projektet marrin kohë të gjatë që nga projekti i financimit pastaj realizmi. “Air Albania” psh, gjithë këtë fazë, që ça nuk u tha, jo iku, jo humbi, ajo ka pasur proceduart e testimeve. “Air Albania” para se të nisë punën duhet të mbyllte procedurat legale te autorizimeve. Është përfunduar procesi i nënshkrimit të marrëveshjes financiare dhe për kohën që vjen do të merret çertifikimi i kompanisë, pastaj do të merret i gjithë dokumentacioni që lidhet me fluturimet ndërkombëtare”, tha Rama.