Opozita konservatore e Greqisë ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit shqiptar Edi Rama ku dukej se sugjeroi se Athina dhe Tirana janë në bisedime mbi ndryshime të mundshme të kufirit.
Ministri i jashtëm Giorgos Koumoutsakos tha të premten se komentet e Ramës, të bëra gjatë një interviste me Vizion Plus-in shqiptar të enjten, ngrenë pyetje serioze në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
Komenti i Ramës thuhet se është bërë në kontekst të negociatave midis Serbisë dhe Kosovës mbi një shkëmbim toke, si një mënyrë për t'i dhënë fund një mosmarrëveshje afatgjatë mes dy vendeve.
Të premten, Koumoutsakos i kërkoi qeverisë greke të sqarojë nëse është e përfshirë në bisedimet me zyrtarët shqiptarë për rivendosjen e kufijve midis dy vendeve.
Ai gjithashtu i kërkoi qeverisë të mbajë një qëndrim lidhur me komentet e Ramës për me ndryshimet kufitare në rajonin më të gjerë.
Ekathimerini.com, përshtati në shqip ©Lapsi.al