Shkarkohet ditën e sotme prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë, Hysni Demiraj.
Dy ditë më parë Demiraj u përballë me komisionin, i cili konstatoi probleme të pasurisë, të vendimeve gjyqësore dhe një seri denoncimesh nga një gjyqtar i Apelit, ku replikoi me vëzhguesin e ONM-së për etikën profesionale dhe një borxh prej 5 milionë lekësh, të marrë hua nga një i afërm.