Flash

Rama në Vlorë: Shumica e pedagogëve janë maskuar me tituj falso

Lapsi.al 15 February 2019
Rama në Vlorë: Shumica e pedagogëve janë maskuar me tituj

Në kuadër të Paktit për Universitetin, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë. Nga aty Rama ka sulmuar pedagogët duke thënë se ata u bënë bashkë për të bllokuar zhvillimin e arsimit dhe se duan të shmangin verifikimin e titujve.

“Pedagogët u bënë bashkë për të bllokuar zhvillimin e arsimit. Mark Markët nuk kanë lidhje me atë që thonë. Kanë lidhje me atë që duan të shmangin verifikimin e titujve. Duhet ndaluar shitja e librave në këmbim të notës. Verifikimi i titujve i takon universiteteve jo qeverisë. Mekanizimi ka qenë aty. Nuk me rezulton që të jetë bërë. Vlerësimi i titujve ka qenë pike e nxehtë e protestës së studenteve. Shumica e pedagogëve nuk meritojnë të shikohen si armiq se janë të maskuar me tituj falso. Ata nuk e pranojnë vlerësimin e studentëve. Autonomia e Univeristeve nuk duhet të jetë jo vetëm liri, por edhe përgjegjësi. Ajo protestë e studentëve ne na ka përmirësuar dhe ne do të bëjmë pjesën tonë me logjistikë, financim të studenteve, të bursave etj. Qeveria nuk ka të drejtë të urdhërojë Univeristetet”- tha Rama.

Rama sqaroi studentët për çdo paqartësi në lidhje me Paktin për Universitetin. E ndërsa ata duartrokitën, Rama kundërshtoi gjestin e tyre duke u shprehur: “S’ka nevojë për duartrokitje më pëlqejnë më shumë kur studentët çohen dhe krijojnë situata provokatore. Nëse këtu s’ka provokator thirrini se më paska marrë malli”,- u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI