Pas deklaratave që erdhën nga ana e opozitës në lidhje me në antimiting të organizuar në Vlorë nga kryeministri Edi Rama, vjen dhe kundërpërgjigja e këtij të fundit. Sipas Ramës nesër do të ketë një takim dhe dialog mes tij e qytetarëve, jo miting.
Me ironi kryeministri është përgjigjur:
"Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t'i sjellë njerëzit në miting thonë. S'është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar#BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s'kemi ku ulim njerëzit".