Flash

Shehaj: Politikanët e korruptuar largohen me protesta

Lapsi.al 15 February 2019
Shehaj: Politikanët e korruptuar largohen me protesta

Deputeti i PD-së Agron Shehaj, i ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së nesërme.  Sipas tij, protesta është mjeti që shërben për ndalimin e së keqes dhe largimin e politikanëve të korruptuar.

“Të dashur bashkatdhetarë. Të ngresh zërin, të protestosh per të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, është i vetmi mjet për të ndryshuar gjërat. Shqipëria bëhet vetëm duke i treguar pushtetarëve se qytetarët kanë pushtetin dhe qeveritarët janë në shërbim të tyre.” –shkruan Shehaj ndërsa shton se nëse nuk ngrihemi, e keqja do të na varfërojë më shumë.

“Duke protestuar ndalim të keqen dhe largojmë politikanët e korruptuar. Vetëm duke ngritur zërin do ndalim hajdutët e kriminelët që në politikë dhe në rrugë. Nëse duam që Shqipëria të bëhet, që të rriten punësimi e mirëqenia, që të kthehet rendi e siguria, të ndalet braktisja e vendit, duhet të ngrejmë zërin e të protestojmë masivisht. Unë nesër do protestoj. Ju pres të gjithëve në shesh!” përfundon postimin deputeti demokrat.

Të këshilluara

Misteri i Air Albania, flet Edi Rama nga Vlora

Nga një takim me studentët në Vlorë, Edi Rama hodhi poshtë zërat për falimentimin e linjës së parë ajrore shqiptare, “Air Albania”. Ndërsa aludohet “Lasgushi” ë...

16:14

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI