Flash

Moti për ditët e ardhshme: Ngrica dhe dëborë

Lapsi.al 13 February 2019
Moti për ditët e ardhshme: Ngrica dhe dëborë

Orët në vijim, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme në verilindje dhe juglindje të vendit, ndërsa mundësia për reshje të izoluara dëbore, mbetet edhe sot në ekstremin Verior. Temperaturat janë ulur me 3-4°C në mëngjes, duke shënuar minimumin -7°C në zonat malore dhe deri -1°C në zonat e ulëta. Ndërsa mesdita do të shënojë maksimumin deri 12°C.

Europa – Në juglindje të kontinentit dhe kryesisht pellgu i Egjeut vijojnë me reshje shiu e dëbore; Po ashtu reshje të pakta dëbore do të ketë pjesërisht Veriu i Europës, ndërsa kthjellimet dominojnë zonat Perëndimore dhe Qendrore të kontinentit.

Temperaturat janë ulur me 4°C nga verilindja në juglindje deri poshtë në Libi-Egjipt, por do të rriten ndjeshëm temperaturat në zonat Perëndimore dhe Qendrore të Europës.

Të këshilluara

Ramës i ikën një zv.ministër

Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra, zv/ministrin e Bujqësisë, Ilir Halilaj. "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të...

15:19

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI