Flash

Drejtoresha e Formimit Profesional në Tiranë merr leje për HEC në Gjirokastër, banorët kundër projektit: Rrezikon burimi i fshatit

Lapsi.al 12 February 2019
Drejtoresha e Formimit Profesional në Tiranë merr leje për HEC

Një tjetër leje është dhënë nga Ministria e Energjitikës për ndërtimin e një HEC-i të vogël në Gjirokastër. Konkretisht bëhet fjalë për në fshatin Kolonjë. Lapsi.al disponon shkresën paraprake për Vlerësimin e Ndikimit Në Mjedis të këtij projekti energjitik.

Por banorët e fshatit kanë dalë kundër, me pretendimin se HEC-i do të shfrytëzojë të vetmin burim ujor që ka fshati. Ata kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion që do t’i shkojë Bashkisë Gjirokastër dhe institucioneve të tjera. ‘HEC Kolonja’ do të zhvillohet nga kompania ‘E.T.T. GROUP AUTO” Sh.p.k, me administrator Ollga Gjokaj, e cila është aktualisht drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Nr.4 në Tiranë.

Shpesh në zonat ku janë ndërtuar hidrocentrale, popullatës vendase u është shkaktuar problem në furnizimin me ujë. Po kështu ka pasur dhe leje koncensionare për HEC-e edhe në zonat e mbrojtura natyre. Zagoria ishte shembulli i fundit, ku pavarësisht se gëzon statusin Park Natyror Kombëtar, qeveria i kishte dhënë leje kompanisë SHELL të bënte shpime për naftë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Lajthitja e Pandeli Majkos në ShBA (video)

Ministri i diasporës, Pandeli Majko, nuk e ka kapërcyer dot ngërçin për tu dukur edhe mbrojtës i shefit të vet Edi Rama, por njëkohësisht edhe pro amerikan i th...

16:29

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI