Flash

Berhan Bajrakurti jep dëshminë e tij për videon dërguar 15-vjeçares

Lapsi.al 12 February 2019
Berhan Bajrakurti jep dëshminë e tij për videon dërguar

Polici nga Malësia e Madhe, Berhan Bajrakurti është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për videon e dërguar në drejtim të një 15-vjeçareje.

53-vjeçari ka theksuar se nuk është e vërtetë që ka ngacmuar seksualisht vajzën minorene.

Ai ka pranuar se video që është publikuar online është e tija, por faktin që ka lidhje me një të mitur e ka mohuar tërësisht.

Por, pavarësisht këtij pretendimi të 53-vjeçarit, vetë Policia e Shtetit, por dhe Prokuroria Shkodër, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, kanë nisur verifikimet sa u takon pretendimeve të nënës së të miturës, e cila ka deklaruar se në Komisariatin e Koplikut dhe Drejtorinë e Policisë Shkodër nuk është pritur për të bërë denoncim për policin e arrestuar tashmë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI