Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Salianji: Polici i Malësisë së Madhe ka dhe të tjera video, të cilat kam vendosur të mos i publikoj

Lapsi.al 12 February 2019
Salianji: Polici i Malësisë së Madhe ka dhe të tjera video,

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë për kthimin në detyrë të policit në Malësinë e Madhe, i cili ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare. Sipas Salianjit, mjaft gra dhe vajza e kanë denoncuar në komisariat policin Berhan Bajrakurti, por policia i ka shpërfillur dhe nuk ka marre asnjë herë denoncimet e tyre.

“Sot ekzistojnë prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit”- shkruan Salianji.

Statusi i plotë:

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.

 Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!

Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!

Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI