Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Vrasja/ 44-vjeçari 15 vite punë në Gardë, çifti besimtarë myslimanë

Lapsi.al 12 February 2019
Vrasja/ 44-vjeçari 15 vite punë në Gardë, çifti

Zbulohen detaje mbi krimin në familje që ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës, teksa gardisti 44-vjeçar Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.

Vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti, ndërsa fqinjët pasi kanë dëgjuar krisma kanë njoftuar policinë.

Çifti kishte një vajzë të vogël të cilën e dërgonte bashkëshortja e vrarë cdo ditë në çerdhe, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët të dërgojë vajzën në çerdhe dhe mendohet se kishte filluar punë. Në banesë ka qenë edhe vajza e mitur, por nuk dihet nëse ajo ka parë skenën e vrasjes. Vajza e mitur është marrë nga prindërit e viktimës pas ngjarjes, shkruan Neës 24.

Fqinjët shprehen se familja nuk kishte probleme dhe ishin një model në lagje. Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame dhe gruaja ishte e mbuluar me shami. Gardisti kishte 15 vite që shërbente në Gardën e Republikës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI