"Ai u kap në flagrancë duke vjedhur sende me vlerë në një banesë në fshatin Kuman të Fierit."
Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me disa vegla që shërbenin për të kryer vjedhje. Po punohet gjithashtu për dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku ky shtetas është autor i dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhja".