Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Urdhri për policët: Orët jashtë orarit kompesim jo me lekë, por me pushime

Lapsi.al 12 February 2019
Urdhri për policët: Orët jashtë orarit kompesim jo me

Punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë punuar jashtë orarit nuk do të paguhen për orët shtesë. Punonjësit e policisë të shpërblehen me ditë pushim dhe jo me lek. Kjo vjen për shkak të mungesës së fondeve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu iu ka dërguar një letërporosi drejtorive vendore ku iu shkruan se si do të veprohet me policët që kanë orë shtesë pune.

Në shkresë thuhet se janë evidentuar problematika në disa njësi shpenzuese dhe në mungesë të fondeve në shumë struktura janë krijuar detyrime të mbartura, të cilat shfaqen edhe në buxhetin e 2019.

Për këtë drejtori i policisë ka porositur vartësit që punonjësit e policisë që kanë punuar jashtë orarit të kompesohen me ditë pushimi dhe vetëm në rastet kur kjo është e pamundur të kompesohet me pagesë nga fondi i lirë ose fondi shtesë i policisë. Pagesa bëhet vetëm nëse shoqërohet me kërkesë me shkrim ku argumentohet pse është e pamundur dhënia e pushimit. Kjo kërkesë më pas përcillet në drejtorinë e financave e shërbimeve mbështetëse në drejtorinë e përgjithshme.

Në Policinë e Shtetit ka qenë gjithmonë problem kompesimi për orët shtesë të punës për shkak të mungesës së fondeve. Kjo praktike e re e urdhëruar nga Ardi veliu e vështirëson edhe më tej përfitimin e kompesimit veccanërisht në drejtorinë e policisë së tiranës. Protestat e vazhdueshme në zonën e Astirit por edhe protestat disajavore të studentëve në fund të vitit 2018 bënë që për rreth 3 muaj 6 komisariate në Tiranë të kalonin në gadishmëri duke punuar jashët orarit dhe pa asnjë pushim javor. Çdo efektiv këtyre komisariateve ka shumë orë shtesë, por shumë pak gjasë që të paguhen për to.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI