Flash

6 gra të vrara brenda 1 muaji, reagojnë shoqatat në mbrojtje të tyre: Të vendoset dënimi me vdekje

Lapsi.al 12 February 2019
6 gra të vrara brenda 1 muaji, reagojnë shoqatat në mbrojtje

Vrasjet e grave në familje kanë kulmuar në fillim të këtij viti. Në një muaj 6 gra janë vrarë prej bashkëshortëve apo të afërmve.

Shoqatat që janë në mbrojtje të grave e konsiderojnë shifrën alarmante.

Sevim Arbana, Kryetarja e Shoqatës “Në dobi të gruas”, e shikon dhunën ndaj grave, e cila po shkon deri në ekstrem, si një problem që vjen nga mungesa e edukimit.

Arbana kërkon reagimin e grave të gjithë shoqërisë, por në veçanti të instancave shtetërore, për shtimin e masave mbrojtëse dhe ashpërsimin e ligjit deri në dënimin kapital.

Ndryshimi i strategjisë për mbrojtjen e grave, mos dërgimin e tyre në strehëza, por largimin e burrave agresorë nga shtëpia është një tjetër rekomandim që shoqatat në mbrojtje të grave kërkojnë.

Të këshilluara

Lajthitja e Pandeli Majkos në ShBA (video)

Ministri i diasporës, Pandeli Majko, nuk e ka kapërcyer dot ngërçin për tu dukur edhe mbrojtës i shefit të vet Edi Rama, por njëkohësisht edhe pro amerikan i th...

16:29

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI